Kryetari i Shoqatės sė Sportistėve Profesionistė tė Kosovės, Aziz Salihu, ka mbajtur sot njė konferencė me media, nė tė cilėn ka bėrė tė ditur se me iniciativėn e tij nė tė gjitha qytetet e Kosovės, do tė nis mbledhja e nėnshkrimeve nga qytetarėt e Kosovės pėr ndėrkombėtarizimin e sportit kosovar.
Tė gjitha nėnshkrimet e mbledhura nga qytetarėt, pas njė jave do ti dėrgohen Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar, ka theksuar Salihu, i cili ende shpreson se Kosova mund tė pėrfaqėsohet nė Olimpiadėn e Pekinit qė nis mė 8 gusht me sportistėt e saj. Ka mbetur vetėm edhe njė muaj deri nė Olimpiadė, por unė shpresoj ende se sportistėt tanė mund tė marrin pjesė nė Pekin dhe unė do tė vazhdoj pėrpjekjet pėr tė realizuar kėtė synim, ka pohuar Salihu, i cili mė pas ka kėrkuar dorėheqjen e anėtarėve nė Grupin pėr Ndėrkombėtarizim, ku bėjnė pjesė ministri Valton Beqiri dhe disa prej krerėve tė federatave sportive.