Kosova Hacker's Zone

Khz-CreW
 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 KE i FFK-sė lejon 6 lojtarė tė huaj nė klubet e Superligės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
besthacker
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 369
Age : 26
Registration date : 06/06/2008

MesazhTitulli: KE i FFK-sė lejon 6 lojtarė tė huaj nė klubet e Superligės   Wed Aug 13, 2008 1:39 am

Komiteti Ekzekutiv i FFK-sė ka mbajtur tė martėn mbledhjen e vet tė radhės nėn kryesimin e Fadil Vokrrit. Nė kėtė mbledhje KE shqyrtoi Raportin e Komisionit pėr Futsall mbi pėrgatitjet pėr fillimin e Ligave tė Futbollit tė vogėl.
Ismajl Kosumi kryetar i kėtij Komisioni i bėri tė ditur KE-s mbi pėrgatitjet qė po bėn ky komision qė Liga e Futsallit tė fillojė nė nėntor edhe atė nė Superligė dhe nė Ligėn e parė. Kosumi pastaj referoi se nė bashkėpunim me Komisionin pėr akte normative ėshtė duke u hartuar e gjithė infrastruktura ligjore pėr kėtė degė dhe po bėhen tė gjitha pėrgatitjet pėr njė fillim sa mė tė suksesshėm. Po ashtu nė kėtė mbledhje KE miratoi edhe disa Rregullore tė FFK-sė nė drejtim tė konsolidimit tė akteve normative tė FFK-sė. Nė kėtė mbledhje KE nė pajtim me Statutin e ri dhe nė bazė tė propozimeve qė kishin arritur nga Lidhjet rajonale tė gjyqtarėve zgjodhi Komisionin pėr Ēėshtje tė Gjyqtarėve. Kėshtu pėr kryetar tė kėtij komisioni zgjodhi Ruzhdi Brezhnicėn, ndėrsa pėr anėtarė: Mustafa Domin nga Gjakova, Ejup Jakupin nga Prizreni, Ismet Shurdhanin nga Ferizaj, Skėnder Hoxhėn nga Gjilani, Shyqyri Gashin nga Peja, Sadik Rrahmanin nga Mitrovica dhe Nijazi Shuletėn nga Prishtina. Ish-kryetarin e SHGJFK-sė dhe ish-gjyqtarin ndėrkombėtar, Shinasi Berisha, KE e emėroi Kėshilltar special tė KE-sė pėr ēėshtje tė gjyqtarėve. Gjithashtu KE miratoi programin e punės sė pėrzgjedhėsit Edmond Rugova pėr periudhėn e ardhshme deri nė fund tė vitit. KE i FFK-sė nė kėtė mbledhje po ashtu mori vendim qė tė kufizoi numrin e lojtarėve tė huaj qė mund tė aktivizohen nė Ligat e futbollit tė Kosovės. Kėshtu skuadrat nė Superligė mund tė aktivizojnė mė sė shumti 6 lojtarė tė huaj. Nė Ligėn e parė 4 lojtarė, ndėrsa nė ligat juniore dhe nė Ligėn e dytė nga 2 lojtarė.

_________________

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://khz-crew.clicboard.com
 
KE i FFK-sė lejon 6 lojtarė tė huaj nė klubet e Superligės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Serbia sėrish terrorizon shqiptarėt, nuk i lejon tė votojnė nė zgjedhje lokale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Kosova Hacker's Zone :: Sport :: Sport-
Kėrce tek: